Nga Shërbimet e Komisariatit Malësi e Madhe u bë ndalimi i 2 shtetasve për “Vjedhje” në bashkëpunim

, konkretisht; Kanto Dukaj, 55 vjeç, banues në Vrakë Malësi e Madhe. Anton Vukaj, 21 vjeç, banues në Kelmend Malësi e Madhe. Më datë 27.06.2016 u bë ndalimi i 2 shtetasve të lartëpërmendur pasi ka bërë kallzim punonjësi i firmës shtetasi D.B, 43 vjeç, banues në Vlorë, dhe këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur naftën e mjeteve të firmës të parkuara në guroren e fshatit Budiç, Kelmend Malësi e Madhe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakKAOS, KRIM DHE KORRUPSION NË RIO; LOJËRAT MES PROBLEMEVE
Artikulli tjetërSHKODËR: OPERACIONI “LUX”, ARRESTOHET 27-VJEÇARI