Në vijim të operacionit të koduar “LUX”  për mjetet luksoze të trafikuara,

nga Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore Policisë Shkodër, pas një pune të pandërprerë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, konkretisht: Urim Selçetaj, 27 vjeç, banues në Koplik Malësi e Madhe. Ndalimi  i këtij shtetasi u bë pasi më datë 07.04.2016 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. 2.Nga Shërbimet e Komisariatit Shkodër arrestohet një shtetas për “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, konkretisht: Olsi Dardha, 36 vjeç, banues në Shkodër. Më datë 26.07.2016 u bë arrestimi i këtij shtetasi sepse pas një konflikti për motive të dobta me shtetasin F.P, 30 vjeç, banues në Shkodër, i ka vjedhur me dhunë një celular tip . Gjatë kontrrollit këtij shtetasi iu gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një thikë. . Nga Shërbimet e Komisariatit Malësi e Madhe u bë ndalimi i 2 shtetasve për “Vjedhje” në bashkëpunim, konkretisht; Kanto Dukaj, 55 vjeç, banues në Vrakë Malësi e Madhe. Anton Vukaj, 21 vjeç, banues në Kelmend Malësi e Madhe. Më datë 27.06.2016 u bë ndalimi i 2 shtetasve të lartëpërmendur pasi ka bërë kallzim punonjësi i firmës shtetasi D.B, 43 vjeç, banues në Vlorë, dhe këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur naftën e mjeteve të firmës të parkuara në guroren e fshatit Budishë, Kelmend Malësi e Madhe.

Artikulli paraprakVIDHNIN NË BASHKËPUNIM, ARRESTOHEN DY SHTETASIT
Artikulli tjetërREFORMA NË DREJTËSI, BASHA KA DIÇKA PËR TË THËNË PËR RAMËN