Policia kufitare në Rinas ka arrestuar dy punonjës të ngarkim-shkarkimit të bagazheve, të dyshuar për vjedhje të pasurisë nga bagazhet e udhëtarëve.

Po ashtu për këtë rast janë proceduar penalisht edhe dy punonjës të tjerë.
Arrestimi i dy punonjësve u bë në kuadër të operacionit të koduar “Bagazhi i fundit”, pas ankesave dhe kallëzimeve të bërë nga disa udhëtarë.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa nga punonjësit e sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve në vendin e qëndrimit të avionëve në aeroportin “Nënë Tereza” – Rinas,

dyshohet se kryenin vjedhje të pasurisë në bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme, finalizuan me sukses operacionin policor “BAGAZHI I FUNDIT”.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. M. 22 vjeç, banues në Tiranë dhe E. Rr., 24 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”, sqaron policia.

Po ashtu uproceduan penalisht edhe shtetasit A. E, 27 vjeç, banues në Mëzez në Tiranë dhe R.H. 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.

Kallëzimet nga udhëtarët
Më datë 17.05.2019, shtetasi H.E ka kallzuar në Komisariatin e Policisë Rinas, vjedhjen e një sasie prej 4800 euro në bagazhin e tij të udhëtimit, vjedhje të cilën e ka konstauar në aeroportin e Lubjanës, Slloveni.

Si rezultat i veprimeve operative dhe proceduriale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i shumës prej e 4550 euro, ku dy shtetasit e arrestuar dyshohet se në bashkëpunim me njëri -tjetrin ja kanë vjedhur shtetasit H.E nga bagazhet.

Të arrestuarit autorë edhe të 4 vjedhjeve të tjera
Po nga veprimet e kryera dyshohet se shteatsit e mësipërm në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë janë autorë të dyshuar edhe në disa raste të tjera vjedhje pasurie dhe konkretisht:

1-Vjedhjes së një sasi vlerash monetare të shtetasit L.J, më datë15.04.2019
2-Vjedhjes së një varse flori të shtetases A.Z më datë 24.04.2019
3-Vjedhjes së një varse flori të shtetases D.H, më datë 13.05.2019
4-Vjedhjes së një sasi vlerash monetare paund shtetasit L.K, më datë 10.03.2019.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë.

Artikulli paraprakKONFIRMOHET NË DETYRË GJYQTARI SOKOL BINAJ
Artikulli tjetërSHQIPTARI ZBULON SKEMËN E GRABITJES ME DHUNË KU HUMBI JETËN NJË E MOSHUAR