Pas përfundimit të etapës së parë të projektit kërkimor arkeologjik I misionit shqiptaro-polak të instaluar në Shkodër në vitin 2011, misioni për kërkimet arkeologjike që prej vitit 2018 po vijon edhe në zonën e Bushatit. Arkeologu Helidon Sokoli, tregon se tashmë është botuar vëllimi parë për gërmimet arkeologjike në Shkodër, për të gjithë ata persona të cilët janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth rezultateve që ka dhënë ky mission arkeologjik.

Shumë shpejt pritet të dalë edhe botimi I dytë për gërmimet të cilat janë realizuar në zonën e Bushatit bën të ditur arkeologu.

Projekti kërkimor arkeologjik i misionit shqiptaro-polak, pritet të sjellë informacione mjaft të vlefshme për qytetërimin e hershëm të zonës.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET NJË SHTETAS I SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetërNXËNËSIT SJELLIN PANAIRIN E ARTEVE DHE ZEJEVE