Nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Shkodrës sollën punime e produkte të ndryshme tradicionale në panairin lokal “Art dhe Zeje” të organizuar nga Zyra Vendore e Arsimit. Drejtorja e ZVA në Shkodër Brisela Kadia thotë se kjo është një mënyrë e mirë që nxit nxënësit për të ruajtur trashëgiminë e hershme të artizanatit që Shkodra ka.

Vetë nxënësit të cilët janë përfshirë në orët jashtë orarit mësimor në programin kombëtar “Art dhe Zeje” tregojnë se këto punime artizanale të cilat nuk kanë shumë interes tek bashkëmoshatarët e tyre duhet që të përhapen më shumë sepse kanë vlera të veçanta.

Një rëndësi grupet e nxënësve të shkollave të Shkodrës i kushtuan edhe mjedisit përmes punimeve të tyre duke dhënë mesazhe për të mos ndotur përmes riciklimit apo edhe kujdesit për natyrën.

Ky është viti i dytë ku panairi i “Arteve dhe Zejeve” zbatohet nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të Shkodrës duke përcjellë përmes artizanatit traditën shekullore që ky qytet ka në këtë fushë të rëndësishme.

Artikulli paraprakVIJOJNË KËRKIMET ARKEOLOGJIKE NË BUSHAT
Artikulli tjetërOSMANI DHE BALAJ: E PËRMBYSIM EGNATIAN