Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç do të zhvillojë vizitë në Veri të Kosovës gjatë ditës së sotme. Që të enjten, më 1 shtator, është paralajmëruar se do të ndalet në Mitrovicë, Zveçan dhe Leposaviç.

Më herët Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç në veri të vendit.

Në një konferencë për shtyp, Kurti u shpreh se Brnabiç nuk duhet të japë deklarata përçarëse që mund të sjellin tensione dhe destabilizim.

“Pres që zonja Brnabiç të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishin për qëllim tensionimin dhe destabilizimin. Kemi nevojë të përqendrohemi te jeta më e mirë e qytetarëve.

Unë besoj që Qeveria e Republikës së Kosovës me mua si kryeministër për këtë më pak se një vit e gjysmë ka bërë më shumë sesa çdo qeveri paraprake edhe sa i përket punësimit të personave nga komunitetet pakicë apo jo shumicë, por këtu e kemi një vështirëse, sepse punësimi ka shkuar shpesh sipas partive politike, jo sipas përkatësisë nacionale”, tha Kurti.

Artikulli paraprak‘DITË POZITIVE NË DASHURI…’ PARASHIKIMI I HOROSKOPIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetër6 VITE NGA SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS, SHQIPTARES SË JASHTËZAKONSHME QË JETËN IA PËRKUSHTOI TË VARFËRVE TË TË GJITHË BOTËS