Policia ka arrestuar autorin e grabitjes me dhunë të një dyqani në rrugën e Durrësit, i cila administrohej nga 19-vjeçarja me inicialet K.B. Ngjarja ndodhi më 09 janar dhe sipas policisë në pranga përfundoi shtetasi Ardian Voca, 23 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, 23-vjeçarit i janë gjetur dhe më pas sekuestruar sendet e vjedhura, më konkretisht: 20 unaza, 15 varëse, 11 byzylykë, 4 ora dore, 3 mbajtëse unazazh, 7 mbajtëse orash si dhe një aparat celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale, për veprën penale “ Vjedhja me dhunë”

Artikulli paraprakPADITI ARTA MARKUN PËR SHKARKIMIN NGA PUNA, GJYKATA ADMINISTRATIVE RRËZON ROVENA GASHIN
Artikulli tjetërVODHI NË 7 BANESA ARRESOHET EDHE ME DOZA HEROINE