GJYKATA E LARTË  VENDOS DETYRIM PARAQITJEJE.Gjykata e Lartë vendosi te lere te lire ish-inspektoren e Bankes se Shqiperise Elivar Golemit, dhe t’i ndryshoje masen ne “detyrim paraqitjeje”, pas kerkeses se saj per te lene qeline e burgut ku ndodhej prej muajit shtator. 

Ne Gjykaten e Larte eshte drejtuar edhe ish-guvernatori Ardian Fullani i cili kërkoi lirinë dhe pezullimin e masës së arrestit shtëpiak, ku gjithashtu mori masen “sdetyrim paraqitjeje”. Golemi dhe Fullani janë nën akuzë për shpërdorim detyre në lidhje me skandalin që shpërtheu në muajin korrik me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë.Për avokatin e Golemit, Fatos Shanaj, Gjykata e lartë korrigjoi vendimin e gjykatave të tjera, duke urdhëruar me të drejtë sipas tij, lirimin e Golemit. Por për prokurorin Madrdi Kulolli duhet të mbetet në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”. Trupa gjykuese e kërkesës së Golemit, ishte Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi.Të dy ish-drejtuesit kishin masën “arrest me burg” nga Gjykata e Shkalles se Pare, por ne Apel Fullani u la ne arrest shtepie ndersa masa e Golemit nuk ndryshoi.Sipas Fatos Shanajt, avokatit të Elivar Golemi, mbajtja në burg e ish-Inspektores është e padrejtë, ndaj ai kërkon gjykimin e saj në gjendje të lirë, duke argumentuar se Golemi është e gatshme të përballet me drejtësinë dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje.Në ambientet e Gjykatës së Lartë janë gjendur edhe familjarë të ish-inspektores Golemi në pritje të një vendimi pozitiv për ta.Ardian Fullani u arrestua më 5 Shtator, ndërsa po atë ditë u vetëdorëzua edhe ish-inspektorja Elivar Golemi pasi u vu në dijeni se kishte një urdhër aresti për të. Më 7 Shtator ata dolën para gjykatës ku iu rikonfirmua masa e sigurisë dhënë në mungesë ndaj tyre ndërsa më 15 Shtator palët apeluan vendimin. Apeli vendosi të mos ndryshojë masën për Golemin, ndërsa Ardian Fullani u la i lirë në masën e “arrestit shtëpiak”. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/xMmjVDJsxa0?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakHETIMI I AKUZAVE NDAJ EULEX
Artikulli tjetërURDHËR-ARRESTI PËR BOGDANOV