Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe në veri të vendit. Gjatë takimit, Osmani ka falenderuar Policinë e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurt dhe të qetë.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka thënë Osmani.

Tre policët Beqir Sefa, Rifat Zeka dhe Shemë Mustafa u rrëmbyen nga forcat speciale serbe në veri të Mitrovicës pranë kufirit me Serbinë. Për disa ditë ata u mbajtën në Beograd me akuzën se kishin shkelur kufirin, por u liruan falë presionit të ndërkombëtarëve ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Të tre policët kanë falënderuar Osmanin për pritjen në Presidencë dhe shprehën përkushtimin për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të Kosovës.

Artikulli paraprakRAPORTI I KLSH-SË PËR DËMIN 138 MILIARDË LEKË, REAGON META
Artikulli tjetërKËSHILLI I MINISTRAVE MERR VENDIMIN, NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR AGJENCITË FUNERALE NË VEND