Guardia di Finanza e Margherita di Savoia ka zbuluar një plantacion të madh marijuane në komunën e Trinitapolit, me mbi 1700 bimë të lartësive të ndryshme, pjesa më e madhe e të cilave ishte gati për korrje dhe përpunim.

Në momentin e aksionit të Guardias, janë kapur katër persona të gatshëm për korrjen e bimëve, tashmë të arrestuar.

Veç dy italianëve, ishte edhe një shqiptar e një venezuelian. Një tjetër shqiptar është denoncuar dhe do të ndiqet në gjendje të lirë.

I gjithë plantacioni do të prodhonte rreth tre kuintalë marijuanë, nga e cila mund të merreshin 250 mijë doza, me një vlerë përfitimi të paktën 2 milionë euro.

Artikulli paraprakSHQIPËRI-BRITANI BASHKËPUNIM PËR TË LUFTUAR TRAFIKUN E QËNIEVE NJERËZORE
Artikulli tjetërAKSIDENT, AUTOBUSI PËRPLASET ME DY MAKINA