Prej rreth një viti futbollistët e ekipit të dytë në Shkodër nuk kanë marrë pagat. Dhe këtë të martë futbollistët e Vllaznia B kanë deklaruar për mediat se kanë bojkotuar stërvitjen dhe se kjo gjë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Nëse nuk do të merren masa nga bordi drejtues atëhere ata do të bojkotojnë edhe ndeshjen e së shtunës atë ndaj Tërbunit.

Futbollistët e Vllaznia B në deklaratën e tyre u shprehën të vendosur për bojkotin e tyre deri në momentin që situata të marrin një zgjidhje.

Tek Vllanzia B shpeshherë kanë marrë premtime për shlyerjen e detyrimeve por pavarësish kësaj ekipi në çdo ndeshje që kanë zhvilluar deri më tan ii kanë paguar vetë shpenzimet sëbashku me trajnerin e tyre Ervis Kraja.

 

Artikulli paraprakNDIHMOI 6 EMIGRANTË, ARRESTOHET 46 VJEÇARI
Artikulli tjetër“SWING MARATHON” NGA TIRANA NË SHKODËR