Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu në prag të ndeshjes me Teutën shprehet se në këtë sfidë nuk kërkon rezultat tjetër përveç fitores.

Pavarësisht diferencës prej 9 pikësh me ekipet e fundit trajneri Cungu thotë se Vllaznia ende nuk ka asgjë të sigurtë. Portieri Erind Selimaj i cili ka fituar besimin e stafit teknik me paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit thotë se ka besim se skuadra e tij do arrijë fitoren ndaj Teutës. Vllaznia pas fitores me Laçin javën e kaluar kërkon një fitore edhe me Teutën për të qenë më pas në qetësi për pjesën e mbetur të kampionatit përsa i përket mbijetesës.

Artikulli paraprakBASHKËPUNIM MES INVALIDËVE SHKODËR-KOSOVË
Artikulli tjetërRRUGA E THETHIT, ADEMI: E HAPËM QË NË MARS