DIBRA: PO PUNOJMË PËR RRITJEN E FORCËS FIZIKE, TË RINJTË JANË NË GJENDJE TË MIRË. Vllaznia e ka parë si shumë të nevojshme këto dy javë pushim të kampionatit kombëtar, ku skuadra do të ketë mundësi për të rikuperuar lojtarët por edhe rritjen fizike të tyre.

Ka qenë pikërish zëvëndës trajneri Ilir Dibra i cili në një prononcim për Star Plus thekson se gjatë këtyre ditëve, do të punohet më shumë me ngarkesat fizike dhe ekipi të jetë i gatshëm për vazhdimësinë e kampionatit. Përsa i përket lojtarëve të rinjë, stafi teknik është i kënaqur me formën që po tregon. Përsa i përket gjendjes së lojtarëve, Goca, Demaj e Soza vazhdojnë të kenë shqetësime fizike dhe janë duke realizuar stërvitje të diferencuar. Ndërsa gjatë këtyre javëve ekipi është më shumë nën drejtimin e përgatitësit atletik Vildan Tufi. Ndërkohë stafi teknik nga java e ardhshme do të fillojë të mendojë për lëvizjet në formacion për ndeshjen ndaj Teutës.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/ao2QgKKNEuM?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakARIEL AHART VIZITË DISKRETE NË SHKODËR
Artikulli tjetërKONFERENCË SHOQATA E PULMONOLOGJISË