Vllaznia ndalet sërish në Shkodër nga Egnatia duke u mposhtur me rezultatin 0-2 në shtëpi. Ndeshja filloi me malore për shkodranët, teksa në minutën e 16-të, Dragoshi ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Spahiut.

Menjëherë sapo filloi pjesa e dytë, skuadra nga Rrogozhina kaloi në avantazh falë një goditje tokazi të Isgandarlit.

Ekipi i Memellit provon të reagojë me aftësitë individuale të disa lojtarëve, por pa rezultat. Edhe Dwamena la gjurmën e tij në këtë ndeshje, me golin e tij në fund të takimit. Egnatia kryeson kampionatin me 13 pikë, Vllaznia është në vendin e katërt me 8 pikë.

Artikulli paraprakVRASJA NË DUKAGJIN, POLICIA ZBARDH NJOFTIMIN
Artikulli tjetërJEMI NË 5 VENDET E PARA NË BOTË”, DEPUTETI I PD: SHTRENJTIMI, NJË NDËR ARSYET E VARFËRIMIT TË SHQIPTARËVE