Një biletë për në finale preu edhe Egnatia, e cila eliminoi Vllazninë në kohën shtesë. Ndeshja e parë pati përfunduar 1-0 për rrogozhinasit, ndërsa në “Loro Boriçi”, Balaj me shokë triumfuan 1-0.

Shkodranët realizuan me Alivodën në minutën e 29-të, duke ndezur festën në stadium. Ekipi i Qatip Osmanit u vendos në kërkim të golit të dytë, por hasi mjaft ëvshtirësi, pasi prapavija kundërshtare ishte vendosur mirë. Në minutën e 65-të, të besuarit e Edlir Tetovës provuan të barazonin shifrat me Ramën, pa ia dalë dot. Me këtë rezultat, ekipet iu drejtuan shtesës. Albano Aleksi u ndëshkua me karton të kuq në të 94-tën, edhe pse në inferioritet numerik, Egnatia “tundi rrjetën” në të 103-tën me Montenegron, duke “rrëmbyer” kualifikimin.

Artikulli paraprak95 MILIARDË DOLLARË PËR UKRAINËN, IZRAELIN DHE TAJVANIN, BIDEN FIRMOS PROJEKTLIGJIN
Artikulli tjetërBALLA TAKON PRESIDENTIN E EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE, MUHAMMED BIN ZAYED AL NAHYAN