Në këtë ndërprerje të kampionatit shqiptar të futbollit për shkak të ndeshjeve të kombëtares, Vllaznia e shfrytëzoi për të zhvilluar një takim miqësor brenda familjes me skuadrën e 19 vjeçarëve të trajnerit Luan Zmijani.

Natyrshëm që ekipi i parë fitoi duke shënuar 4 gola në këtë përballje që vlen më shumë për të konsoliduar skuadrën dhe që trajneri Jonuz të shohë gjendjen e lojtarëve. Të hënen kuqeblutë nisin përgatitjet për përballjen me Partizanin.

Trajneri Jonuz pak ditë më parë mori pjesë në një trajnim në Katar mes shumë personaliteteve botërore të futbollit dhe klubeve më të mëdha botërore ndërsa thotë se shumë prej tyre i ka ftuar që të vijnë në Shkodër ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ndonjë bashkëpunimi.

Trajneri i U-19 të Vllaznisë Luan Zmijani deklaroi se kjo miqësore me ekipin e parë është e vlefshme ndërsa thotë se po mundohet që ta konsolidojë ekipin e 19 vjeçarëve pas largimeve të brezit të një sezoni më pare.

Në ndeshjen miqësore golat për Vllazninë u shënuan nga Ristevski, Bardulla, braziliani Uenderson dhe Gligorov.

Artikulli paraprakM.MADHE, QYTETARI: PREJ 30 VITESH FSHATI GORAJ BUDISH PA UJË
Artikulli tjetërMAGJISTRATURA :RREGULLAT PËR TË PEZULLUARIT E VETTINGUT PËR AFTËSI PROFESIONALE