Është mbyllur me rezultatin 1-2, klasikja e futbollit Tirana – Vllaznia e luajtur në stadiumin Selman Stërmasi në kryeqytet . Ndeshje kjo e cila nisi me një lojë mjaft të rrezikshme nga ana e bardh e bluve , por në minutën e 20- të Zhivanaj ndërhyn keq ndaj Kainas dhe Jorgji nuk heziton duke drejtuar dorën te 11-metërshi si dhe karton të kuq për lojtarin e Tiranës. Herald Marku e merr përsipër dhe kalon në avantazh shkodranët.

Në të 29-tën akordohet këndore për Vllazninë dhe shkodranët realizojnë golin e dytë me Kainën. Dhe kështu pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Vllaznisë. Vetëm 2 minuta pas startimit të pjesës së dytë vjen goli I parë për Tiranën ku Hasani kroson bukur dhe Xhixha shkund rrjetën. Në minutën e 50-të Herald Marku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe Vllaznia ngel me 10 lojtarë.

Një pjesë e dytë e cila ka tentative nga të dy ekipet por që nuk finalizojnë asnjëri prej tyre. Ndeshja Tirana-Vllaznia është e vlefshme për javën e tretë te kategorisë superior dhe Vllaznia ngjitet në vendin e parë me 6 pikë në renditje ndërsa Tirana në vendin e katërt me 4 pikë të grumbulluara .

Artikulli paraprakVRASJE NË SHKODËR, QËLLOHET 58 VJEÇARI
Artikulli tjetërBORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON SËRISH ÇMIMET, JA SA DO TË SHITEN KARBURANTET