Pas tre fitoresh rradhazi Vllaznia në basketboll i rikthehet humbjes në ndeshjen e së dielës ndaj Tiranës.

Edhe pse në pjesën më të madhë të lojës kanë qënë shkodranët ata që shiheshin si fitimtarë të kësaj ndeshjeje por ka qënë perioda e katërt ajo që kampionët në fuqi kanë kthyer rezultatin në favorin e tyre edhe pse në tre periodat e para ka qënë ekipi i Vllaznisë gjithnjë në avantazhë me pikë. Takimi Tirana – Vllaznia është mnyllur me rezultatin përfundimtarë 93-84 ku duket se kjo humbje i atribuohet edhe disa nga basketbollistët kryesorë të ekipit janë ndërruar më lojatrë të rinj të cilët nuk kanë mundur të përballojnë ritmin e lojës.

Por pavarësisht kësaj humbjeje Vllaznia është një ekip që në këtë sezon është pretendente për në vendin e dytë edhe pse skuadra për një periudhë disa mujore para fillimit të kampionatit nuk ka zhvilluar stërvitje për shkak të mos-dakordësisë që kanë pasur me bashkinë Shkodër. Tashmë ekipit kuqeblu i mbetet të shfrytëzojë pauzën e kampionatit ku do të luajë ekipi kombëtarë i basketbollit .

Artikulli paraprakMASA E SIGURISË PËR TË ARRESTUARIT NË VELIPOJË
Artikulli tjetërVLLAZNIA MUND TË KETË MUNGESA NDAJ LUSHNJES