Vllaznia pas pushimeve i është rikthyer seancave stërvitore për t’u bërë gati për ndeshjen e Konferencë Ligë dhe sezonin e ardhshëm. Trajneri i kuqebluve Mirel Josa foli për shortin në Konferencë Ligë ku Vllanzia do të luaj përballë rumunëve të Universitatea Craiova duke e cilësuar si një ekip të fortë dhe me një buxhet shumë më të madh se Vllaznia.

Tekniku Josa shprehet se Vllaznia momentialisht duhet që të fokusohet kryesisht tek konsolidimi i skuadrës por edhe ndeshja e Konferencë League.

Sa i përket merkatos së verës, trajneri Josa shprehet se deri më tani Vllaznia është në rrugën e duhur.

Në këtë stërvitje të parë përveç lojtarëve të larguar mungoi mbrojtësi Adili ndërsa me ekipin është bashkuar Boshnjaku që firmosi me kuqeblutë dhe është rikthyer sulmuesi Kaina por edhe të rinjtë Pjeshka e Alivoda dhe Mulia e Deda.

 

Artikulli paraprakVRASJA E 74 VJEÇARIT, POLICIA DYSHIME PËR PARA ME FAJDE
Artikulli tjetërNJË RRUGË NË SHKODËR MERR EMRIN E GJOSHO VASISË