PREMIO PËR REZULTATE POZITIVE NË DY TAKIMET E RADHËS.Këshilli i Bashkisë së Shkodrës ka garantuar anën financiare për skuadrën e Vllaznisë për të gjithë sezonin futbollistik. Mbledhja e radhës e Këshillit ka patur në rend dite, shqyrtimin e situatës financiare për vitin 2013,

por kjo ka bërë që njëri prej anëtarëve të bordit,Luan Heta të kërkojë një shtyrje për një datë tjetër në mënyrë që të ketë një shqyrtim më të mirë. Ndërkohë, nënkryetari i bordit të Vllaznisë, Edip Shiroka, tashmë në rolin dhe të këshilltarit, përveç anës financiare ka premtuar dhe premio për ekipin në qoftë se do të arrijë dy rezultate pozitive në takimet e radhës. Përsa i përket skuadrës, Vllaznia është duke realizuar përgatitjet e radhës, për ndeshjen e ditës së shtunë, ndaj Apolonisë së Fierit ku kërkohet të paktën një rezultat pozitiv.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/jrn0lfWYUUI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]