Sfida e parë në kampionat mes Vllaznisë dhe Kukësit mund të shtyhet me 8 shatator  nga FSHF për shkak se me 5 shtator luhet takimi i kombëtares me Maqedoninë. Ende klubi Vllaznia nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Nga ana tjetër skuadra nuk arriti që të plotësohej krejtësisht për shkak se nuk u gjet sulmuesi i shumëkërkuar nga trajneri Armando Cungu.

Ndeshja e parë mes Vllaznisë dhe Kukësit në sezonit e ri të Kategorisë Superiore me shumë mundësi mund të shtyhet. Takimi ishte parashikuar që të luhej me 7 shtator, vetëm dy ditë pas ndeshjes që kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë me Maqedoninë, sfidë e vlefshme për eleminatoret e Kupës së botës Rusi 2018. FSHF me shumë mundësi mund ta shtyjë me një ditë sfidën mes Vllaznisë dhe Kukësit duke bërë që të luhet me 8 shtator dhe jo me 7 në stadiumin e ri “Loro Boriçi”. Kjo do të jetë edhe ndeshja e parë e Vllaznisë në impiantin e ri të ndërtuar. Megjithatë nga sa bëhet e ditur klubi Vllaznia ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse do të shtyhet apo kjo sfidë. Patjetër që nëse ndeshja shtyhet duhet që të bëhet edhe njoftimi sepse në të kundërt planet e stafeve teknike prishen jo pak. Ndërsa Vllaznia pret zhvillimin e ndeshjes së parë, skuadra nuk është arritur që të plotësohet krejtësisht. Trajneri Armando Cungu mbi të gjitha ka kërkuar një sulmues cilësor për vijën e parë të sulmit. Një gjë e tillë nuk është arritur dhe kjo mban jo pak peng idetë e teknikut Cungu. Po ashtu edhe ardhja e mesfushorit Ivor Ëeitzer është bërë më shumë duke mos patur asnjë alternativë tjetër. Ndonëse ka luajtur me ekipe të njohura dhe përliftet për një futbollist cilësor, asgjë nuk është e sigurtë përsa i përket formës së tij dhe nëse do të arrijë që të jetë i vlefshëm për teknikun Cungu. Po ashtu Vllaznia këtë merkato nuk ia ka dalë që të ofrojë në skuadër lojtarët që ka preferuar trajneri Cungu.

Artikulli paraprakPOLICIA AKOMA NUK ARRIN TE KAPE AUTORIN E VRASJES SE POLICIT
Artikulli tjetërTRE SHQIPTARE DROGE ME DRON NE BURGUN E LARISES