Vllaznia pret Kukësin të shtunën në stadiumin “Loro Boriç” në orën 16:00, e nga sa bëhet me dije për stafin teknik nuk do të jetë i gatshëm mesfushori Erjon Vucaj, i cili është i pezulluar me kartonë të verdhë.

Gjithashtu ditët e fundit kanë pasur probleme dëmtimesh edhe Malota, Orelesi dhe Bardulla, të cilët nuk kanë punuar me ngarkesë maksimale.

Por pavarësisht mungesave kuqebluve u duhet medoemos të fitojnë, në mënyrë që të shpresohet në ndalimin e Kamzës dhe në qëndrimin në Superiore.

Ndërkohë Vllaznia B u përball me Orikun në “play-off” dhe pas gjuajtjes së penalltive fitoi të drejtën për të qëndruar në Kategorinë e Parë, por kjo nuk është përfundimtare,

pasi duhet tashmë që të shpëtohet nga rënia prej Superiores ekipi i parë i kuqebluve, që ka një mision të vështirë dhe nuk është se ka diçka në dorë për këtë, pasi një fitore e Kamzës i çon ata një kategori më poshtë.

Por, për ndeshjen me Kukësin, Vllaznia mbase nuk do të ketë në stol as trajnerin Ervis Kraja. Tekniku shkodran, i njohur për temperamentin e tij, ka pasur një moment debati me gjyqtarin e takimit dhe kjo me shumë mundësi do të kalojë për gjykim në Komisionin e Disiplinës.

Për Krajën këtë sezon kanë qenë disa dënimet dhe ky mund të jetë i radhës, por që e lë Vllazninë pa trajner në takimet me Kukësin dhe Skënderbeun.

Gjithsesi mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë organi disiplinor pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ku mbase mud të tregohet edhe tolerant në këto dy takime të mbetura.

 

Artikulli paraprakLEZHË, FAMILJA FILIPI…MES VARFËRISË DHE SHPËRFILLJES
Artikulli tjetërFERMERI LEZHJAN: PO MË VJEDHIN TOKËN