Vllaznia nuk arrin të vazhdojë me rezultatet pozitive, teksa është mposhtur 3-1 nga Egnatia në transfertë. Shkodranët, që pas ardhjes së trajnerit Çaba Laszlo kishin dhënë sinjale ringritjeje, janë përballur me një kundërshtar të fortë, i cili konfirmon edhe një herë ambiciet e tij. Rrogozhinasit e zhbllokuan ndeshjen që në minutat e para me anë të një penalltie nga Albanese, ndërsa më pas dyfishuan shifrat me Adjesën, duke e vështirësuar ndjeshëm misionin e kuqebluve.

Në pjesën e dytë, Vllaznia reagoi, duke shfaqur më shumë kërkuese në lojë dhe duke gjetur golin me Perez që rihapi përkohësisht sfidën. Shkodranët u përpoqën të barazonin rezultatin, por goli i ish-futbollistit të tyre, Gruda, shuajti shpresat minimalisht për një barazim. Në fund, Egnatia triumfoi me rezultatin 3-1, duke i shkaktuar Vllaznisë një humbje që ndërpret ecurinë pozitive të nisur me trajnerin e ri. Për kuqeblutë, tashmë vëmendja kalon te sfida e radhës ndaj Tiranës, ku do të kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakREÇ, GËSHTENJA EKONOMIA BAZË PËR 120 FAMILJE
Artikulli tjetërKURBIN, THEU MASËN E SIGURISË “ARREST NË SHTËPI” ARRESTOHET 35-VJEÇARI