KUQEBLUTË KËRKOJË TË REALIZOJNË PROVËN GJENERALE PARA SEZONIT TË RI
Vllaznia është në kërkim të një miqësoreje për ditën e shtunë.

Kjo miqësore do të jetë e fundit për këtë skuadër në prag të nisjes së kampionatit të ri. Siç dihet starti I kampionatit është më 23 gusht  në Shkodër ndaj ekipit të Kukësit. Për t’u përgatitur për këtë takim, trajneri Raineri e ka të domosdoshme gjetjen e një ekipi për miqësore dhe në fakt nuk ka qenë e lehtë për ta bërë këtë gjë. U mendua fillimisht një përballje me Dinamon por kjo e fundit do të luajë me Tiranën po këtë ditë. Nga ana tjetër, një mundësi është përballja me ekipin e Laçit që në sezonin e ri do të drejtohet nga trajneri shkodran Armando Cungu. Pritet përgjigja përfundimtare e këtij ekipi dhe nëse edhe ai nuk vjen e vetmja mundësi për të luajtur këtë miqësore është vetëm me ekipin e Burrelit ose sërish me Tërbunin. Vllaznia deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, ato ndaj Tërbunit dhe Besëlidhjes të fituara me rezultatet 2-1 dhe 3-1. Përballja e tretë pritet të jetë testi I vërtetë për këtë skuadër në prag të përballjes së parë zyrtare për kampionat. Nga ana tjetër trajneri Raineri është në pritje të tre përforcimeve që ka premtuar presidenti Nava. Ky I fundit ka thënë se pritet të vijnë një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues por në fakt ata ende nuk po duken në Shkodër dhe kjo ka krijuar një situatë jo shumë entuziaste për skuadrën në prag të nisjes së sezonit të ri. Vllaznia ka nevojë për përforcime cilësore në të gjitha repartet dhe koha po kalon ndërkohë që lojtarët nuk po duken gjëkundi. Megjithatë duket se ka ende vend për shpresa.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/T-wSlvgML-E?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]