Vllaznia ka filluar përgatitjet për fazën e parë kualifikuese të Conference League. Kuqeblutë zhvilluan stërvitjen e parë të sezonit të ri, duke i dhënë fund pushimeve dhe duke nisur në këtë mënyrë përgatitjet për ndeshjet europiane. Në këtë seancë të parë u vu re mungesa e Geralb Smajlit dhe Esat Malës me grupin, ndërsa prezent ishin afrimet e reja Ardit Deliu dhe Amir Kahrimanoviç. Trajneri i skuadrës shkodrane, Thomas Brdariç, në intervistën e dhënë për mediat, komentoi gjendjen e kuqebluve në këto ditë të para.

Brdariç tha se Smajli është në kërkim të një aventurë të re, ndërsa zbuloi se edhe Gurishta është pranë rikthimit te Vllaznia.

Në fund, Brdariç gjithashtu tregoi edhe se me kë do të bëjë tifo në kampionatin europian.
Në sezonin e ri, Brdariç në stafin e tij do të ketë përkrah si ndihmës Vioresin Sinanin, Ergi Borshin, Ideal Lekiqin, Aurel Locajn dhe drejtorin sportiv Tefik Osmani.

Artikulli paraprakSEZONI VEROR NË LEZHË ME HALLE TË VJETRA
Artikulli tjetërKËRKESË PËR STACION TË RI ZJARRËFIKËS NË BËRDICË