Për përballimin e situatës nga zjarret, drejtoria e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi Shkodër ka sugjeruar që të krijohet një nënstacioni për zonën e NënShkodrës dhe Velipojën. Bashkim Ramaj, shef i ndërhyrjes së shpejtë tregon se shkresa i është dërguar të gjitha institucioneve por ende nuk është marrë asnjë përgjigje mbi këtë propozim.

Gjatë verës, sfidë është edhe krijimi i trafikut, ndaj ky nënstacion do të ishte zgjidhja më e mirë tregon shefi Bashkim Ramaj.

Reparti zjarrëfikës përballet me disa sfida gjatë vitit, një prej të cilave është edhe mungesa e këtij nënstacioni, me të paktën 15 efektivë zjarrëfikës të cilët do të arrinin në kohë për neutralizimin e vatrave të zjarrit në zonën e Bërdicës, Dajçit dhe Velipojës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NIS PËRGATITJET EUROPIANE
Artikulli tjetërBERISHA MUND BASHËN/ VULA DHE LOGO E PD I TAKON RITHEMELIMIT, LIHET NË FUQI “ZHUKRI”