Edhe pse thuajse në fundin e korrikut, tek Vllaznia gjerat kane nisur qe të behen konkrete.

Kuqeblutë,e kanë nisur me ato që kanë në organikë, por edhe me talentet që kanë në skuadër. Drejtuesit e klubit, kanë përgatitur kontratat e reja për lojtarët do të jenë pjesë e ekipit për sezonin e ri. Mesfushori Arlind Kalaja ka qenë i pari futbollist që ka hedhur firmë në kontratën e re me Vllazninë.

21 vjeçarit kishte dy muaj që i kishte përfunduar kontrata me klubin por pas bisedimeve me administratorin Gjyrezi, është rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër.

Për rrjedhojë, është hedhur firma në kontratë dhe Kalaja edhe për sezonin 2017-2018 do të jetë pjesë e Vllaznisë. Pas këtij futbollisti, ka qënë edhe radha e të tjerëve për të firmosur në zyrat e klubit Vllaznia. Burime pranë futbollistit por edhe klubit të futbollit Vllaznia behet me dije se edhe mesfushori Alsid Tafili ka firmosur edhe për një vit me kuqeblutë duke u bërë kështu, firma e dytë për vllazninë në këtë sezon.

Një nga emrat më të përfolur për afrimet e merkatos së verës tek Vllaznia ishte Edon Hasanit por duket se ky i fundit ka bërë zgjedhjen e tij pasi në media on-line flitet se është çështje ditësh që Hasani të firmos për skuadrën e Partizanit. Si rrjedhojë, Vllaznia humbet një tjetër lojtarë, për të cilin kishte shfaqur interes prej kohësh, por sic duket nuk do të ketë shërbimet e tij.

Edhe pse emrat që vetë trajneri Cungu ka përmendur si më të preferuarit e tij akoma nuk kanë vendosur nësë do të jenë pjesë e Vllaznisë kjo nuk e ka penguar drejtuesit e skuadrës shkodrane të marrin në provë disa lojtarë të tjerë siç është futbollisti me origjinë nga Kosova Alban Ramadani apo edhe dy lojtarë të tjerë që vijnë nga Serbia i pari është qendërmbrojtësi 31-vjeçar Vladimir Otasheviç, ndërsa i dyti është portieri 28-vjeçar Bojan Zogoviç. Ata do të monitorohen nga stafi i Vllaznisë para se të merret një vendim nëse do të jenë pjesë e Vllaznisë apo jo.

Artikulli paraprakTREGJET AMBULANTE, JO VETËM NË RUS
Artikulli tjetërOPERACION POLICOR SHQIPTARO – GREK, GODITET BANDA QË GRABISTE FSHATRAT MATANË KUFIRIT