Tek Vllaznia akoma pa nisur mirë sezoni futbollistik kanë nisur problemet e para, të kontratave të lojtarëve. Këtë e ka pasqyruar lojtarit nga Maqedonia Jasir Selmani, një ndër blerjet e para të Vllaznisë në merkaton e verës. Lojtari u prezantuar në konferencën për shtyp nga administratori i klubit Neritan Kalamishi dhe trajneri Luan Zmijani. Lojtari u cilësua si një ndër përforcimet më kryesore të skuadrës. Por që nga ajo ditë gjërat kanë ndryshuar dukshëm, teksa futbollisti ka treguar një paraqitje shumë të dobët në seancat stërvitore. Kjo ka bërë që gjatë këtyre javëve, trajneri Luan Zmijani të mos e planifikonte në formacionin kryesorë.

Të gjendur përballë këtij fakti, futbollisti i është komunikuar se nuk do të jetë në planet e skuadrës dhe se do të largohet. Në këtë kushte, lojtari ka kërkuar letrat që të jetë i lirë, duke thënë që ti sjellin kontratën që të realizojë prishjen e saj. Pikërisht këtu është dhe problemi kryesorë, pasi Selmani zyrtarisht nuk ka qenë asnjëherë lojtar i Vllaznisë. Siç tashmë mësohet, drejtuesit ndonëse i kanë ofruar atij një kontratë nuk e kanë zyrtarizuar atë duke mos e dorëzuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo bëri që lojtari të jetë i lirë duke mos patur kështu Vllaznia asnjë detyrim ndaj tij. Kjo ka irrituar futbollistin maqedonas që ka kërkuar të largohet sa më shpejt, me pretekstin se ka mbetur i zhgënjyer nga veprimi i drejtuesve të Vllaznisë. Natyrisht kjo ishte një lëvizje e papritur pasi kështu ndoshta rrezikojnë që edhe lojtarët e tjerë të jenë pa kontrata zyrtare. Tashmë me startin e kampionatit mbeten dhe dy ditë kohë që drejtuesit e skuadrës shkodrane të dorëzojnë federimet në mënyrë që mos të ketë të tjera dështime, pasi deri tani u bënë dy futbollist të prezantuar me pompozitet që duhet të largohen. Tashmë përveç Selmanit i cili nuk është treguar i shkathët në kërkimin e kontratës, radha do të jetë e sulmuesit Paviçeviç i cili është treguar më i zgjuar, që përveçse ka marrë një vlerë të konsiderueshme parash në dorë, ka një kontratën zyrtare e nuk pranon prishjen e saj. Kjo vërteton dhe një herë që puna tek Vllaznia ose nuk është serioze ose është lënë pas dore.

Artikulli paraprakADMINISTRATORI CENI THUMBON KËSHILLTARËT E PD
Artikulli tjetërZJARR NE MALIN E DRAGOCIT NE FSHATIN POSTRIBE.