Vllaznia taekwondo e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë vit kalendarik. Kështu, në aktivitetin e rradhës, atë të kampionatit kombëtar të Arteve Marciale Mikse, ekipi i Vllaznisë mori pjesë me dy sportistët Hysen Karmeshtna dhe Alfred Koçi, të cilët që të dy u shpallën kampionë në peshat e tyre. Trajneri i Vllaznia taekwondo, Elion Puka, shprehet i kënaqur me sukseset e arritura në mbyllje të këtij viti.

Ai foli edhe për afrimin e një sportisti shqiptar nga Mali i Zi, pikërisht për Alfred Koçin, që u shpall kampion madje në kampionatin kombëtar të Arteve Marciale Mikse.

Puka flet edhe për objektivat e vitit të ardhshëm, teksa tha se shpreson që të ketë edhe ndihmën e Bashkisë Shkodër.

Vllaznia në taekwondo, me në krye trajnerin e saj Elion Puka, synon që vitin e ardhshëm të ketë suksese edhe më të mëdha se vitin që po lëmë pas.

Artikulli paraprak“SHTËPIAKE TË DËSHPËRUARA” RIKTHEHET NË LEZHË
Artikulli tjetërSPAK KËRKOI “ARREST NË SHTËPI”, GJKKO SHTYN SËRISH MASËN PËR SALI BERISHËN