Është mbyllur me rezultatin 2-0 ndeshja Vllaznia- Teuta e cila u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Kuqeblutë kaluan ne avantazh që në minutën e 15’ ku pas një goditje nga këndi, Balaj gjendet i vetëm dhe me kokë dërgon topin në rrjetë, duke e çuar rezultatin 1 me 0. Në të 30’ minutë pas një goditje këndi të Teutës, është Boshnjaku i cili largon me vështirësi, në një moment kur loja është zhvendosur plotësisht në gjysmëfushën e shkodranëve. Por vetëm tre minuta pa u mbyllur 45- minutëshi I parë I sfidës shkodranët fitojnë një pënallti e cila kthehet në gola sërish nga kapiteni Balaj duke e dyfishuar rezultatin. Pjesa e dytë e lojës nis me rrezik në portën e kuqebluve pas një goditje dënimi të harkuar nga Fili, por topi përfundon në rrjetën e jashtme e më pas aksioni ndalet për pozicion jashtë loje. Nw minutwn e 64’ Balaj jep një pasim të artë për Grudën, por ky i fundit gjuan në mënyrë të gabuar duke çuar sferën mbi traversë. Pak minuta nga mbyllja e shtesës Teuta ngel me 10 lojtare.

Artikulli paraprakSHBA/ STUHIA “OFELIA” SHKAKTON RREBESHE SHIU E PËRMBYTJE
Artikulli tjetërSULM ME ARMË NDAJ POLICISË NË VERI TË KOSOVËS, HUMB JETËN NJË EFEKTIV, DY TË TJERË TË PLAGOSUR!