Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja Vllaznia-Teuta e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Vllaznia ka arritur të mbajë avantazhin e lojës së krijuar që në minutën e 9’ të takimit ne golin e shënuar nga Mehdi Çoba. Një pjesë e parë e cila u mbyll me atë rezultat. Pjesa e dytë nisi me një vrull nga ana e skuadrës durrsake e cila u shfaq e rrezikshme në minutat e para të pjesës së dytë por pa arritur në asnjë finalizim. Pak minuta nga fundi I takimit skuadra shkodrane shënon sërish një gol por kësaj here në pozivion jashtë lojë. Kujtojmë që Vlllaznia ndodhet kështu në vendin e katërt të renditjes me 46 pikë të grumbullara ndërsa Teuta me 42 pikë në vendin e gjashtë të tabelës së renditjes.

Artikulli paraprakINFLACIONI I MATUR ME METODËN E EUROSTAT ISHTE 5% NË PRILL, MË I LARTË SE MATJET KOMBËTARE
Artikulli tjetërHUMBJA NË ZGJEDHJET E 14 MAJIT, ALIBEAJ JEP DORËHEQJEN NGA DREJTIMI I PD