Ka mjaftuar vetëm një javë kampionat për të parë gjendjen reale tek Vllaznia dhe tifozët të dalin haptazi me qëndrimet e tyre kundër drejtuesve të skuadrës. Në rrjetin social facebook që prej disa ditësh, tifozët kën ngritur disa pikëpyetje e kërkësa që sipas tyre, duhet të merren parasysh nga drejtuesit e skuadrës shkodrane. Në në një postim të tyre, thuhet:

“Ne si tifoza të Vllaznisë kërkojmë qe klubi të dalë në konferencë dhe të na bëjë me dijeni për këto katër raste qe kanë zbehur besimin e tifozëve për ekipin .
1) Çeshtjen e Selmanit që i doli firma fallso , nuk duam që të kemi skuadër amatore sepse jemi Djepi Futbollit !
2) Firma “Onze” nuk ka paisur me bazen materiale ekipin kur u prit që në Gusht të vinte furrnizimi. Duhet ta dimë PSE?
3) Zbardhjen e Bisedës me Rudi Vaten dhe transparencë për këtë çeshtje sepse na ka humbur besimi tek çdo fjalë e juaja!
4) Pse nuk merrni masa per trajnerin qe as në miqësore me ekipe të kategorisë së 2 nuk mori fitore jo të ketë sukses në Superligë.
Arsyen pse duhet të qëndrojë Zmijani? Shpresojm qe do sqarohet situata përndryshe ka ardhë fundi dhe do merren masa nga ana tifozerisë”, shprehen haptazi në kërkësa e tyre tifozët shkodranë. Për të mos mjaftuar kjo, tifozët kanë vazhduar për ditë të tëra me komente e qëndrime kundër Vllaznisë, ku sipas tyre, Vllaznia është më e dobët e parë ndonjëherë në histori. “Ky eshte kulmi, keshtu s’mund te vazhdohet ma!! Vllazni te dobet kena vite qe po shohim, por kjo s’ishte Vllazni e dobet. Kjo ishte turp, kjo ishte neperkembje me ndjenjat tona, kjo ishte papergjegjshmeri, kjo ishte korrupsion, kjo ishte trimeri me “krahet e nxehte nga partia”. As ekip, as trajner, pa ide, pa nder. Ky eshte nje turp per te gjithe ne, ky eshte thjesht manifestim i indiferentizmit tone, kjo eshte mungese dashnijet per ekipin jo e lojtareve, por e ne tifozave qe s’reagojme, kjo eshte mungese qytetariet qe s’jena te zot e kena frike ti dalim zot pasionit dhe ndjenjave tona”,thëksojnë tifozët kuqeblu.Tashmë drejtuesit e skuadrës shkodrane i kanë marrë kërkesat e tifozëve shkodranë. Ndërkohë që duhet prej tyre një përgjigje konkrete, në shërbim të Vllaznisë. Në të kundërt, brënda pak dditëve është paralajmëruar që do të ketë protesta deri në zgjidhjen e situatës.

Artikulli paraprakVLLAZNIA DO NGUSHËLLOHET VETËM ME URUGUAJANIN SOZA
Artikulli tjetërHUNGARI, AS GARDHET NUK MJAFTOJNË PËR TË NDALUR EMIGRANTËT