Vllaznia U-19 është shpallur kampione e Shqipërisë në ndeshjen finale ndaj Partizanit. Shkodranët arritën këtë triumf pasi loja e rregullt u mbyll në barazim 1-1 dhe u treguan më të saktë në gjuajtjet e penalltive duke fituar 3-1.

Ndeshja nis më e vrullshme për Partizanin e cila në minuta e 6, 8 dhe 12 rrezikon me Qorrin por pa shënuar në portën e Bajrit. Vjen minuta e 28 dhe Partizani gjen rrugën e golit. Është një kombinim mes Qorrit dhe Bajramaj dhe ky i fundit pason tek Demiri i cili nuk e ka të vështirë të shënojë.

Vllaznia zgjohet në fund të pjesës së parë por goditja e Brahimit përfundon mbi traversë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Partizanin. Në të dytën Vllazni e 19-vjeçarëve kërkon golin e barazimit. Në minutën e 64 Vllaznia shfrytëzon një kundërsulm, Tula lë pas mbrojtësit dhe nxjerr të lirë Lekajn dhe ky i fundit dërgon në rrjetë topin duke barazuar në 1-1. Loja e rregullt mbyllet në barazpeshë dhe vjen momenti i penalltive.

Miloti godet për Vllazninë dhe shënon. Partizani humb me Kumanovën pasi pret portieri Bajri. Për shkodranët Rajçeviç nuk gabon. Haxhiu ngushton në 2-1 për të kuqtë. Pusi tregohet i saktë dhe rezultati është 3-1. Smaçi gjuan jashtë penalltinë e tij për kryeqytetasitt ndërsa Brahimi për shkodranët godet traversën. Fetaj provon për të mbajtur në lojë Partizanin por pret portieri Bajri dhe Vllaznia fiton 3-1 tek penalltitë duke u shpallur kështu ekipi kampion për 19-vjeçarët.

Artikulli paraprakTË RINJTË, MESAZHE TË RËNDËSISHME PËR RAMAZAN
Artikulli tjetërKALAJA ROZAFA, REAGON ASHPËR AURON TARE