Vllaznia U-21 është rikthyer sërish tek fitorja në kampionat. Në ndeshjen e rradhës të luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”, kuqeblutë arritën të mposhtin me rezultatin 2-1 Teutën. Futbollisti Seit Çela ishte ai që do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 16-të, duke kaluar në avantazh ekipin shkodran. Më pas, durrsakët do të reagonin dhe pas disa përpjekjesh, arrijnë të shënojnë, duke barazuar rezultatin në 1-1. Në këtë mënyrë, pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllej në shifrat e barabarta 1-1. Në fillimin e së dytës, Vllaznia U-21 arrin të shënojë edhe golin e dytë.

Autor i tij do të ishte braziliani Andrey Yago. Pas golit të Yagos, nuk do të kishte më të tjerë dhe si rrjedhojë, i gjithë takimi do të mbyllej me fitoren e ngushtë 2-1 të kuqebluve të drejtuar nga trajneri Ergi Borshi.

Me këtë fitore, Vllaznia U-21 është ngjitur në kuotën e 29-pikëve dhe mban vendin e katërt të renditjes pas javës së 18-të të kampionatit.

Artikulli paraprakFITER BAJRAMI, VIZITAT NË MYFTININË E LEZHËS
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË FUSHËKUQE, DYSHOHET PËR 2 TË VDEKUR