Makina e drejtorit të shërbimit të provës në Vlorë është djegur në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘’Isa Boletini’’ ku mjeti “Audi” në pronësi të Taulant Korkaj ka marrë flakë duke qënë i parkuar. “Prej flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime pjesërisht në pjesën e përparme. Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrëvënia në mjet të jetë e qëllimshme”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Artikulli paraprakLIDHJET NEPOTIKE PAS TENDERIT TË KALDAJËS QË HELMOI 60 FËMIJË
Artikulli tjetërASGJESOHET GRUPI GREKO-SHQIPTAR I TRAFIKUT TË DROGËS