Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra ka bërë të gjitha përgatitjet për të nisur sezonin e ri. Vajzat kuqeblutë një skuadër thuajse tërësisht e strukturuar ndeshjen e parë të kampionatit do ta kenë në Shkodër me ekipin e Barleti Volej. Presidenti i Vllaznisë Florian Zekaj i cili mori drejtimin e shoqatës duke investuar thotë se pretendimet e vajzave të volejbollit janë fitimi i të gjitha trofeve këtë sezon.

Presidenti i vajzave të volejbollit Zekaj tregon edhe organizimin e klubit që është bërë këtë sezon.

Trajneri i Vllaznisë në volejbollin e femrave Dorjan Tafa shprehet se vajzat shkodrane janë gati për ta nisur me një rezultat pozitiv kampionatin.

Vllaznia në volejboll për femra po stërvitet intensivisht prej dy muajsh ndërsa ekipi është kompletuar me volejbolliste cilësor gjatë merkatos që sëbashku me elementin e ri pritet që të jenë një prej ekipeve pretendente gjatë këtij sezoni.

Artikulli paraprakSHKODËR, QYTETARËT: PO USHQEHEMI MË PAK DHE MË SHTRENJTË
Artikulli tjetër(VIDEO)KAPET ‘KOKA’ E NJË BANDE KRIMINALE NË SHKODËR, ÇFARË I GJETI POLICIA NË MOMENTIN E NDALIMIT