Volejbollistet e reja të Vllaznisë kanë pritur me lule ekipin e Teutës si një shenjë solidarizimi dhe mbështetje pas asaj katastrofe që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Disa lule të dhuruara përpara ndeshjes së kampionatit janë një mesazh i fortë se jeta vazhdon e një shpresë se Durrësi, gjitha zonat e prekura nga tërmeti dhe e gjithë Shqipëria do të përjetojnë ditë më të bukura.

Trajnerja e të rejave të Teutës Romina Matoshi përmes emocionesh tregon se vajzat durrsake të skuadrës së saj u përlotën nga dhurimi i luleve nga vajzat shkodrane përpara fillimit të kësaj sfide.

Trajneri i Vllaznisë për të reja në volejboll Besnik Lisha shprehet se dhurimi i luleve emocionoi të gjithë.

Drejtori i “Sport Klub Vllaznia” Mark Kroqi thotë se sporti bashkon, aq më tepër në momente të vështira të cilat i përjtoi Durrësi dhe zonat e tjera të prekura nga tërmeti.

Kjo është hera e dytë që volejbollistet e Vllaznisë solidarizohen me të prekurit nga tërmeti, kësaj here zgjodhën gjestin sublim të dhurimit të luleve.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, KONCERT MUZIKOR NË DIOQEZËN E SAPËS
Artikulli tjetërVRASJA E TEKNIKUT TË KONDICIONERËVE, VETËDORËZOHET NË POLICI ALBANO KUSI