Vetëdorëzohet në polici, Albano Kusi, i cili ishte në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerëve Indrit Çelaj në verën e këtij viti.

Policia sqaron se 28-vjeçari u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës pas negociatave me avokatin dhe familjarët.

Për Albano Kusin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Shtetasi Albano Kusi, në datë 22.08.2019, rreth orës 11.00, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të shtetasit Bujar Kusi, ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, në lidhje me vrasjen me armë zjarri të shtetasit I. Ç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rreth një muaj me pare në polici u vetëdorëzua vëllai i Albanos, Griseldo Kusi. Ndërsa gjatë muajve të fundit policia ka kryer dhjetëra kontrolle banesash me qëllim kapjen e tyre.
Tekniku i kondicionerëve, Indrit Çelaj u vra me armë zjarri mesditën e 22 gushtit pasi u konfliktua me vëllezërit Kusi. Shkak i debatit ishte montimi i një kondicioneri që viktima kishte kryer në vilën e familjes Kusi në Tiranë.

Çelaj u qëllua me plumb në kokë për kondicionerin
Sipas dëshmive të mbledhura pas ngjarjes së 23 gushtit por edhe bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë të marra në vendin e ngjarjes, i riu Çelaj është qëlluar me pistoletë në kokë nga shtetasi Griseldo Kusi.

Shkak për vrasjen u bë debati verbal mes djemve të pronarit të vilës dhe 26-vjeçarit për montimin e kondicionerit, i cili kishte rrjedhur ujë pasi ishte vënë në punë.
Autori i dyshuar është larguar së bashku me të vëllanë duke marrë me vete armën e krimit.

Pas vrasjes së Indrit Çelajt policia arrestoi babain e vëllezërve Kusi dhe katër persona të tjerë, përfshirë tre dëshmitarë të ngjarjes dhe një person tjetër, të cilit i ishte kërkuar të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes për të shmangur përballjen e vëllezërve Kusi me drejtësinë.

Kush janë dy vëllezërit?
Dy vëllezërit Kusi janë përfshirë në ngjarje kriminale si vrasje e plagosje dhe tentativë vrasje.

Ata janë të përfshirë në ngjarje kriminale si vrasje, tentativë vrasje, plagosje. Ne 2010 Albano Kusi u ndalua nga policia për vrasjen e Shkëlqim Nozllit, për shkak të një borxhi të papaguar dhe pazare për blerjen e dy pistoletave ku ishin përfshirë dhe dy punonjës policie.

Ndërsa Griseldo Kusi në 2011 u ndalua nga policia pasi tentoi të vriste shtetasin Maksud Hysi në Mnik të Tiranës. Një vit më pas në 2012 tentoi të vriste një 26 vjeçar. Ky i fundit u qëllua me 4 plumba por fatmirësisht vetëm njëri e kapi në shpatull.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, TË REJAT PRESIN ME LULE TEUTËN NË SHKODËR
Artikulli tjetërVIDHNIN SHTËPI NË BELGJIKË ARRESTOHET NJË 45-VJEÇAR, 10 SHQIPTARË TË NDALUAR