Vllaznia e volejbollit të femrave e ka nisur me humbje kampionatin e ri. Në ndeshjen e parë, të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, vajzat kuqeblu kanë patur përballë ekipin e Pogradecit, ndaj të cilit janë mposhtur me rezultatin 1-3. Pogradecaret fituan tre sete në shifrat 25-17, 25-11, 25-22 kundrejt Vllaznisë që fitoi vetëm një set në shifrat 25-15. Si rrjedhojë, i gjithë takimi do të fitohej nga miket me shifrat 3-1, ndërsa Vllaznia nuk i bën startin e duhur kampionatit. Pas humbjes, kapitenja Klodeta Zhivani tha se pavarësisht kësaj disfate, ekipi zhvilloi një ndeshje rivalizuese, ndërsa shtoi se për të arritur objektivin që Vllaznia ka, duhet me patjetër edhe një afrim tjetër me eksperiencë.

Për Vllazninë, kjo ndeshje tregoi edhe njëherë tjetër se kampionati i ri do të jetë një “malore” e fortë për të.

Artikulli paraprakTEUTA-VLLAZNIA, BRDARIÇ: TË LUAJMË SI ME EGNATIAN
Artikulli tjetërPS NUK ÇOI NË KUSHTETUESE MANDATIN E XHAÇKËS, PL DHE BERISHA E QUAJNË PUÇ KUSHTETUES!