Vllaznia në volejboll për femra ka fituar një ndeshje tejet të rëndësishme përballë ekipit të Partizanit.

Vajzat shkodrane fituan me rezultatin 3-0 në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kjo fitore sipas trajneres së Vllaznisë Sadije Gogaj vlen për të ardhmen dhe objektivat që Vllaznia ka për të arritur një vend mes katër ekipeve më të mira në zonën Plej Of. Vllaznia fitoi 25-23 setin e parë ndaj Partizanit, 25-22 setin e dytë dhe 25-23 setin e tretë, çka tregon se ka qenë një ndeshje plot rivalitet. Tashmë vajzat shkodrane të volejbollit janë të rrugë të mbarë për të arritur që të kapin një vend në zonën Plej Of.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E GUIDAVE, AKTIVITET NGA GO’2
Artikulli tjetërBUXHETI I BASHKISË, QYTETARËT TREGOJNË PRITSHMËRITË