“Volkswagen” përfundon në kanal, vdes 31 vjeçarja, rëndë një grua

Një 31 vjeçare ka humbur jetën në Peqin, pasi mjeti me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal. Policia bën me dije se mjeti tip “Volkswagen Pasat” drejtuar nga 40 vjeçari Resat Mehmeti, ka dalë nga rruga e për pasojë ka përfunduar në kanalin që vjen nga Bishqemi për në Kavajë. Për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasja Pranvera Mehmeti, 31 vjeçe banuese në Peqin, motra e drejtuesit të mjetit, ndërsa ka mbetur e plagosur shtetasja N.D., 51 vjeçe, banuese në Maqedoni, tezja e drejtuesit të mjetit, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa Xh.D., 21 vjeçe banuese në Maqedoni, K.M., dhe E.M., 8 dhe 6 vjeçe banuese në Peqin, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Peqin për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakI HEDH VJEHRRËS HELM NË GOTËN E KOSIT, ARRESTOHET NUSJA
Artikulli tjetërAUTOBUSI PËRPLASET ME KAMIONIN, TË PAKTËN 13 TË VDEKUR