I hedh vjehrrës helm në gotën e kosit, arrestohet nusja

Një 19 vjeçare nga Shijaku është arrestuar në flagrancë nga policia, pas denoncimit të vjehrrës së saj. Shtetasja Elda Tanushi, banues në fshatin Likesh, u arrestua pas denoncimit të 42 vjeçares se ka tentuar ta helmojë. “Më datë 01.07.2017, ka bërë kallëzim shtetësja A. S. 42 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, pasi më datë 30.06.2017, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil). Shtetësia e mësipërme ka marrë mjekim në spitalin e Shijakut pa probleme për jetën”, sqaron policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë

Artikulli paraprakPOLICI KAPET DUKE FUTUR HEROINË NËPËRMJET DRITARES SË QELISË SË BURGUT
Artikulli tjetër“VOLKSWAGEN” PËRFUNDON NË KANAL, VDES 31 VJEÇARJA, RËNDË NJË GRUA