Ndonëse rrogat mujore të mësuesve duhet të kalonin në llogaritë e tyre bankare që në fillim të muajit Nentor, një gjë e tillë për pjesën më të madhe të arsimtarëve të vendit nuk ka ndodhur.Vonesat e pagave te mesuesve në Qarkun e Shkodrës kanë krijuar shqetësim edhe irritim tek këta të fundit.

Ndërkohë në lidhje me këtë problem ka reaguar partia demokratike dega Shkodër përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook.Sipas partisë demokratike kjo që po I bën qeveria sistemit arsimor është poshtëruese duke nëpërkëmbur qindra mësues

Vazhdon dhunimi psikologjik, profesional dhe ekonomik i mësuesve të Shkodrës. Sot, data 8 nëntor, mësuesit e qytetit të Shkodrës akoma nuk kanë marrë pagat e tyre, shpërblimin për mundin e tyre gjatë muajit tetor.E gjithë Shqipëria këtë detyrim ndaj mësuesve e ka

ekzekutuar që me datën 5 nëntor, ndërsa në Shkodër veprohet me standartin e “dëshirave” të Zyrës Vendore Arsimore.Nuk është ZVA Shkodër ajo që përcakton datën e dhënies së pagave,pasi kjo përcaktohet qartë për të gjithë mësuesit në Republikën e Shqipërisë.Kush jua jep ju të drejtën që t’ju vononi pagat mbi 1200 familjeve që gjithçka e kanë të varur

nga ajo pagë që edhe kaq sa është , është qesharake ? Sa bursa studentësh varen nga kjo pagë, a e dini ? Sa kredi bankash apo pagesa të tjera varen nga kjo pagë, ndërsa ju me papërgjegjëshmërinë totale që ju karakterizon as që doni t’ia dini.

Të jeni të bindur se asgjë nuk do t’i shpëtojë nga përgjegjësia një ditë shkaktarët e kësaj maskarade të rradhës së “celulës” rilindase në Zyrën Vendore Arsimore Shkodër!

Artikulli paraprakMERR FUND VUAJTJA E VOGËLUSHIT, ALVINI ARRIN NË ITALI
Artikulli tjetërPLAGOSËN TË RIUN NË LEZHË, PRANGA AUTORËVE