Lulzim Basha, i cili garon sot për kreun e ri të PD-së, ka hedhur votën e tij. Teksa ka përshëndetur me dy gishta, Basha ka votuar në zyrat e degës nr.8.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se kjo ditë është e veçante për nga rrethanat, ndërsa iu bëri thirrje demokratëve që të votojnë.

“Dua të shpreh mirënjohjen ndaj mijëra demokratëve që i janë drejtuar kutive të votimit, në këtë ditë me domethënie të veçantë, për nga rrethanat, unike për PD. Jemi përballur me sfida si akujsh. Ata mijëra demokratë kanë përballuar sfida të mëdha. Vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar për kauzat dhe vlerat që i bashkojnë ata. Kjo dalje masive, për të cilën në mëngjes kam marrë qindra mesazhe, shoqëruar me imazhe, për të vendosur që përmes votës së tyre sot, të rinisim një ringritje të PD, jo vetëm për demokratët, por për çdo shqiptar, me shpresën te Shqipëria dhe Zoti.”, tha Basha.

Artikulli paraprakPËRBALLË BASHËS, GJERGJ HANI THIRRJE DEMOKRATËVE: VOTONI! T’I KTHEJMË MORALIN PARTISË
Artikulli tjetërASGJËSOHEN 810 BIMË KANABIS, U GJETËN TË KULTIVUARA NË FSHATIN BUSHAT