Milenko Drago është çobani 60-vjeçar nga fshati Vrakë i cili jeton në këtë zonë prej shumë vitesh. I lidhur shumë me këtë fshat, çobani tregon se nuk ndihet aspak mirë kur shikon gjendjen në të cilën ndodhet fshati.

Sipas tij, mungesa e investimeve mbetet ndër problematikat më të mëdha të zonës.
Turistët të cilët vizitojnë bregun e liqenit të Shkodrës dhe bukuritë e shumta natyrore shtangen nga mbeturinat e hedhura në të gjithë gjatësinë e rrugës, si shkak I mungesës së kontenierëve tregon çobani 60-vjeçar.

Milenko Drago ka një apel drejtuar institucioneve ëprgjegjëse.
Pavarësisht të gjitha problematikave të paraqitura në këtë fshat, çobani 60-vjeçar tregon se nuk do t’I ndalë thirrjet e tij ndaj institucioneve përgjegjëse pasi sipas tij, Vraka është një fshat që ka shumë për të ofruar në sektorin e turizmit por jo vetëm.

Artikulli paraprakSHKODËR, FASADAT RREZIKOJNË JETËN E QYTETARËVE
Artikulli tjetërPD NXJERR PËRGJIMIN E ARTAN LAMES ME STAFIN E ALUIZNI-T