Lënia në harresë e disa prej ndërtesave të vjetra në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës po krijon dita-ditës rrezik për kalimtarët e shumtë.

Shtëpitë karakteristike në qytetin e Shkodrës po rrezikojnë të shkojnë drejtë shembjes.Fasadat e vjetra në lagjen muzeale të “Gjuhadolit” janë tejet të degraduara.Edhe në shumë lagje të qytetit është vërehet i njëjti fenomen. Dhjetra ndërtesa të braktisura të cilat dita-ditës rrezikojnë shembjen totale.

Pavarësisht rrezikshmërisë, situata nuk ka gjetur zgjidhje, kjo edhe për faktin se pjesa më e madhe e këtyre objekteve të amortizuara janë prona private.Institucionet përgjegjëse mundet të angazhojnë një kompani private apo të krijoj ndërmarrjen për mirëmbajtje e banesave në mënyrë që të evitohen këto probleme dhe të rrisin sigurinë e qytetarëve të Shkodrës.Dhjetra prej tyre në shumë zona janë amortizuar totalisht.

Pronarët, por edhe vetë shteti duket se i kanë lënë në mëshirë të fatit përballë gërmadhave.Megjithatë, askush nuk është kujdesur për vendosjen e mbrojtëseve anësore, të paktën sa për të shmangur dëmtimet që mund të pësojnë kalimtarët e rastësishëm.

Në nëntor të vitit 2014, njëra prej ndërtesave në zonën muzeale të Gjuhadolit u shemb pjesërisht, ku një kalimtar mori plagë të rënda në kokë.Shirat dhe lagështira mbeten dy elementët kryesorë që ndër vite kanë ndikuar në shembjen e këtyre ndërtesave duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.

Përtej rrezikut të vazhdueshëm, mungesa e investimeve në këto ndërtesa po luan rol të rëndësishëm në humbjen e një pjesë të vlerave historike dhe kulturore të qytetit.

Artikulli paraprakSHKODËR, KONVIKTI ME KUSHTE TË MIRA, GATI PËR NXËNËSIT
Artikulli tjetër“VRAKA KA NEVOJË PËR MË SHUMË INVESTIME”