Në vendin tonë pritet që të ketë mbizotërim vranësirash, ndërkohë që në pjesën e parë të ditës, do të ketë edhe intervale të shkurtra kthjellimesh.

Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar mbetet në mbizotërimin e motit të vranët përgjatë gjithë ditës, duke sjell reshje te izoluara shiu në pjesën më te madhe te vendit. Por herë pas here parashikohet të ketë dhe intervale të shkurtra kthjellimesh, të cilat më të shpeshta do të jenë në orët e para të ditës.

Temperaturat e ajrit do të të rriten lehte në mëngjes, por mesdita sjell renie te tyre duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Qendrore dhe ajo jugore paraqiten me vranësira dhe reshje te shpeshta te shiut. Gjithashtu veriu i kontinentit mbetet ne ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku reshjet do te jene te pranishme.

Ndërsa pritet permiresim i dukshem i kushteve te motit në Europën Lindore duke sjell mot te kthjellimet dhe vranësira te pakta.

Artikulli paraprakPRESIDENTJA E KE VON DER LEYEN VIZITON SOT TIRANËN: MESAZHI IM ËSHTË I QARTË, NE NDAJMË NJË TË ARDHME TË PËRBASHKËT EVROPIANE
Artikulli tjetërTJETËR TËRMET TRONDIT KRETËN, NGA DJE JANË SHËNUAR 40 LËKUNDJE