Të tjera lëkundje janë ndjerë në Kretë, pas tërmetit të një dite më parë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është shënuar dhe lëkundja e dytë më e fuqishme. Tërmeti u regjistrua në Heraklion dhe ishte me magniturdë 5.3 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte Arkalochori, ku dje u regjistrua tërmeti me magnitudë 5.8.

Ai kishte një thellësi prej 13.9 km dhe një epiqendër prej 22 km në Heraklion, Kretë. Ndërkohë që janë shënuar më shumë se 40 tërmete të tjera, paslëkundje të tërmetit të një dite më parë.

 

Artikulli paraprakVRANËSIRA DHE RESHJE SHIU NË TË GJITHË VENDIN, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërSTATISTIKAT E KOMBEVE TË BASHKUARA/ 12% E TË PUNËSUARVE NË SHQIPËRI PAGUHEN NËN KUFIRIN E VARFËRISË 5 USD NË DITË