Pak orë para vrasjes, 32 vjeçari Nard Polia në kafen e fundit me kolegët po bënte planet për të ardhmen e turizmit në zonën e Thethit, fshatin në të cilin kishte bujtinën dhe ku jetonte vitet e fundit. Kolegia e Nard Polisë, Age Martini tregon ëndrrën e tij për Thethin.

Miq, të afërm, familjarë dhe shumë të njohur të Nard Polisë i dhanë lamtumirën e fundit në ceremoninë e pritjes që u zhvillua tek Ura e Bardhajve në periferi të Shkodrës.

Një numër i konsiderueshëm njerëzish kanë shprehur ngushëllime qoftë tek familja por edhe përmes rrjeteve sociale duke ruajtur kujtimet më të mira dhe respektin maksimal për Nard Polinë i cili u qëllua me 20 plumba, pasditen e 20 marsit duke mbetur i vrarë.

Artikulli paraprakBURGU I SPAÇIT, TË RINJTË NJIHEN ME HISTORINË
Artikulli tjetërSHKODËR, VRITET ME ARMË ZJARRI NARD POLIA