Një vrsaje me armë zjarri ndodhi pasditen e 20 marsit në Shkodër. 32 vjeçari Nard Polia nga fshati Theth i Dukagjinit është qëlluar për vdekje. Ai ndodhej në makinën e tij fouristradë kur një person me motorçikletë i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar disa herë me një armë automatike.

Fillimisht 32 vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën pasi u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës. Sipas burimeve nga vendngjarja autori ka qenë me skafandë në kokë dhe një dëshmitar që ishte me viktimën ka deklaruar se autori krejt i qetë është ulur nga motorçikleta dhe ka qëlluar në drejtim të Nard Polisë.

32 vjeçari sapo kishte nxjerrë nga servisi makinën e tij fouristradë dhe sapo ka dalë nga servisi bashkë me personin e servisit autori i ka dalë përpara duke e qëlluar. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë për të nisur hetimet.

Pak minuta pas vrasjes efektivët mësuan se tek ura e Mesit është gjetur një motorçikletë e djegur. Grupi hetimor shkoi edhe aty por nuk ka asnjë gjurmë të autorit. Deri më tani forcat e policisë nuk kanë asnjë pistë hetimi lidhur me këtë vrasje të ndodhur.

Nard Polia është një person i njohur pasi punonte si roje mjedisore në Theth me Administratën e Zonave të Mbrojtura dhe posedonte bashkë me të vëllain një bujtinë në Theth ndërsa është njohur edhe si një person mediatik për shkak të problemeve të turizmit.

Forcat e policisë po punojnë për ta hetuar të plotë këtë ngjarje dhe për të bërë identifikimin e autorit të mundshëm të vrasjes së Nard Polisë.

Artikulli paraprakVRASJA, KOLEGËT: NARDI NË KAFEN E FUNDIT ERDHI I QESHUR
Artikulli tjetërBLERAN, FSHATI PA RRUGË